Johnson apel perëndimit: Jepini Ukrainës çfarë i duhet, që të mbarojë punë me Rusinë dhe Putinin

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke folur në mbledhjen e Këshillit Atlantik, ka kërkuar nga udhëheqësit perëndimorë që të mbështesin në unison Ukrainën.

Duke ju drejtuar të pranishmëve, Johnson tha se ka ardhur momenti që perëndimi t’i japë Ukrainës atë çfarë i duhet për të mbaruar punë, duke nënkuptuar bështetjen financiare dhe armatimet.

“Jepuni atyre sistemet e thella të zjarrit dhe artilerisë. Jepu atyre tanket. Jepu atyre avionët. Sepse ata kanë një plan. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, iu drejtua të pranishmëve Johnson.

Duke vijuar më tej johnson “thumboi” liderët perëndimorë, ndërsa i pyeti, se çfra kuptimi ka që tanket Challenger 2 të patrullojnë “fshatrat e bukur të Ëiltshire” kur ukrainasit mund t’i përdorin ato për t’i dhënë fund kësaj lufte.

“Sa herë që na është kërkuar të intensifikojmë mbështetjen tonë, ne jemi përballur me të njëjtin argument se rrezikojmë një përshkallëzim nga Putin. Si mund të shqetësohemi seriozisht për ta provokuar kur e kemi parë se çfarë do të bëjë, pa provokimin më të vogël? Vladimir Putin “nuk është i çmendur, ai nuk është i sëmurë. Ai thjesht bëri një llogaritje të gabuar historike. Ai i kërkon botës që të shmangë tërheqjen në “psikodramën personale”, u shoreh Johnson. /AlbEu.com/


Shtuar 1.02.2023 18:19