Virozat e stinës, si të merrni më tepër vitaminë C në mënyrë që të forconi imunitetin

Për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të fortë rol të rëndësishëm luan higjiena, gjumi dhe sigurisht një regjim ushqimor i ekuilibruar.

Rritja e konsumit të frutave dhe perimeve por edhe zvogëlimi i sheqerit të përpunuar, janë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Dhe kur është fjala për imunitetin, vitamina C dhe probiotikët mund të ndihmojnë në shërimin nga infeksionet virale.

Vitamina C mbështet funksionin e sistemit imunitar dhe thithjen e hekurit, dhe për shkak se trupi juaj nuk prodhon ose ruan vitaminën C, marrja ditore përmes ushqimeve është një përparësi kryesore.

Ju njohim me disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë që të përfitoni sa më shumë vitaminë C nga ushqimet që konsumoni.

Konsumoni farat e shegës

Shegët janë të mbushura me fibra, proteina, vitaminë C, vitaminë K, folate dhe kalium.

Disa studime kanë konfirmuar se ato janë të larta në antioksidantë dhe se janë një anti-inflamator natyral.

Gjithashtu studimet bëjnë të ditur se konsumi i farave të shegës mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e kancerit të gjirit e të prostatës, në mbrojtjen kundër artritit, përmirësimin e kujtesës dhe në performancën stërvitore.

Shtoni manaferrat në vaktet tuaja

Manaferrat janë të pasura me vitaminë C, hekur dhe ju japin shumë energji.

Ato përmbajnë një antioksidant të quajtur zeaxanthin, i cili ju ndihmon të detoksifikoheni nga ekspozimi ndaj tymit.

Studimet kanë treguar gjithashtu se këto fruta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve që shkaktohen nga artrit, mbrojnë sytë dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumoni mandarina dhe portokalle

Mandarinat dhe portokallet janë disa nga burimet më të mira të vitaminës C dhe janë të pasura me fitonutrientë të fuqishëm.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se konsumi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Plus, ato janë perfekte nësë shtohen në sallatë ose në ëmbëlsira të ndryshme.

Pini më tepër lëngje

Është e vështirë të marrësh sasinë e duhur të lëndëve ushqyese çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që midis vakteve ose pas stërvitjes, të konsumoni lëngje të shtrydhura, të cilat janë shumë të dobishme në forcimin e imunitetit tuaj.

Konsumoni më tepër lakër Brukseli, brokoli dhe spinaq

Nuk janë vetëm agrumet dhe manaferrat ato që ju japin më tepër vitaminë C.

Lakrat e Brukselit, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu burime të forta të vitaminës C.

Ju mund t’i shtoni ato jo vetëm në sallatë por edhe nëpër receta të ndryshme gatimi, në mënyrë që të përfitoni sa më tepër vitaminë C.


Shtuar 5.11.2024 17:07