Pse njerëzit trokasin gotat prej shekujsh?

Rrallë ndodh ndonjë tubim apo festë që mund të kalojë pa “brohoritjet” e famshme dhe cakërrimet e gotave

Ky veprim i shpeshtë ka një histori që shkon shumë mbrapa në kohë dhe legjenda interesante.

Një nga legjendat thotë se në mesjetë, njerëzit cakërronin gotat për t’i dëbuar demonët.

Historia është e lidhur me kambanat e kishës, tingulli i të cilave besohej se largonte të gjitha forcat e errëta.

Në pallatet mbretërore mesjetare në Evropë, armiqtë “eliminoheshin ” duke u hedhur helm në verë.

Pasi u bë i njohur ky “sekret”, për të fituar besimin e të ftuarve, nikoqiri në festa të mëdha përplaste fort gotat me gotat e mysafirëve në mënyrë që pijet e tyre të përziheshin, dhe të ftuarit të ishin të sigurt se helmi nuk fshihej në verërat e tyre.

Prandaj është zakoni që nikoqiri gjithmonë e provon verën së pari para se t’ia ofrojë atë mysafirit.

Në Greqinë e lashtë, tingulli luante gjithashtu një rol të rëndësishëm në pirjen e verës.

Grekët besonin se vera sillte bukuri në të gjitha shqisat, kështu që, përveç shijes, ngjyrës dhe erës, cakërrimi i gotave krijonte një atmosferë të këndshme për veshët.


Shtuar 26.07.2021 17:09