2020-ta riktheu përgjithmonë tek ne dashurinë për gjërat bazike. Nëse në dimër ishim të fokusuar tek kostumi perfekt apo tek këmisha e bardhë klasike, vera nxjerr në pah dashuri të tjera. Siç është ajo për pantallonat e shkurtra lino!
Deri tani mund ta keni vënë re që ky kombinim është zgjedhja e parë e vajzave dhe jo pa arsye.
Pantallonat e shkurtra lino, kombinuar me një këmishë/bluzë është gjëja më e rehatshme dhe mënyra më stil për të përballuar temperaturat e larta.
Do të dukeni njëkohësisht e veshur shtrenjtë, me shije mund të pranoni çdo ftesë që del papritur, pa qenë nevoja të ndërroheni. Shkojnë me gjithçka, në çdo orë të ditës.