Motër e vëlla gjejnë gurë të çmuar në vlerë milionëshe (FOTO LAJM)

Isaac dhe Sofia Andreou, gjetën gurë të çmuar në një vlerë marramendëse. Një nga gurët që gjetën është sa madhësia e grushtit të një burri.

Qysh në përpjekjen e tyre të parë, vëlla e motër Isaac dhe Sofia gjetën gurë të çmuar në vlerë prej 1.2 milionë dollarëve. “Është si çdo ngjyrë ylberi të cilën imagjinon ta kesh në dorën tënde”, tha Sofia .

Për habi, ishta dita e tyre e fundit e kërkimeve, kur një “ylber” u shfaq nga askund në mes të shkretëtirës. Duke përshkruar emocionet e tyre, Sofia pohoi: “ Ishte një përzierje tronditjeje dhe thjesht një habi e pastër”.

Ndërsa Isaac shtoi: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë mënyrën e rrahjes së zemrës”. Me rreth 90% të opalëve të botës, të gjetur në pjesën e pasme australiane, me vlerë deri në 500 herë më shumë se ari, opali është një perlë e çmuar.

Isaac-u është një prerës dhe shitës opali me seli në Byron Bay dhe është baba i një vajze 5-vjeçare, Xalianna. Sofia, ka një dyqan opalësh në ishujt Whitsunday, mëson joga dhe muzikë. Të dy vendosen të përmbushin ëndrrën e tyre për të ndotur duart në miniera për të gjetur opal.

Që të dytë u bashkuan me partnerin e Sofias, Chris Daff dhe shokun e tyre David Darby, i cili ka kaluar dekada duke kërkuar opale, por që nuk ka gjetur kurrë diçka përrallore si kjo.


Shtuar 29.03.2021 15:26