S’ka më Xhemi Shehu bjonde, shini ndryshimin në look të moderatores (FOTO LAJM)

Xhemi Shehu prej muajsh po i mungon ekranit shqiptar pasi vendosi të mos moderojë më “Portokallinë” pas shumë vitesh.

Një figurë shumë e dashur për publikun, por Xhemi ka vendsur të bëjë disa kohë pushim dhe nuk dihet nëse ka plan të rikthehet sërish në ekran.

Por fatmirësisht tani ndjekësit mund të çmallen me të në Instagram ku është mjaft aktive.

Pak më parë ajo ka zbuluar se ka hequr dorë nga flokët bjonde duke i lyër ngjyrë karotë. Ky ndryshim ka qenë një surprizë për ndjekësit që janë mësuar prej vitesh ta shohin bjonde, por edhe kjo ngjyrë I rri mjaft mirë Xhemit./albeu.com/


Shtuar 29.03.2021 15:20