Ndahet nga jeta njeriu më i pasur në Çeki

Miliarderi Petr Kellner, njeriu më i pasur i Republikës Çeke dhe një nga më të pasurit në Evropë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter në Alaskë.

Sipas “The New York Times”, aksidenti ndodhi pranë akullnajës Knik. Në helikopter ishin 6 persona dhe vetëm njëri prej tyre ka mbijetuar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit. Kellner ishte një nga biznesmenët më të shquar çekë pas periudhës së komunizmit, me një pasuri që vlerësohej 17,5 miliardë dollarë. Ai nisi biznesin duke shitur makineri që bënin fotokopje, në vitin 1989.


Shtuar 29.03.2021 15:31

Tags: