Këto janë shenjat më koprace të Horoskopit

Mënyra se si të gjithë i menaxhojnë paratë e tyre është krejtësisht një çështje personale. Ka njerëz që pëlqejnë të shpenzojnë shumë, ndërsa të tjerë të kursejnë. Kjo varet dhe nga shenjat e Horoskopit.

Demi

Po, i pëlqejnë gjërat e bukura, por nuk do të shpenzojë para për t’i blerë. Nëse do të mund të ishin të gjitha falas ose… dhurata nga të tjerët, ai do të ishte shumë i kënaqur. Nuk i jep vetes kënaqësi, preferon të bëjë pazar kur ka ulje. Demi dëshiron të kursejë para për t’u ndjerë i sigurt. Nuk kujdeset për luksin dhe preferon gjithmonë zgjedhje të lira.

Virgjëresha

Virgjëresha i bën të gjitha me laps dhe letër. Çdo muaj bën listat përkatëse të shpenzimeve dhe sa para mund të lërë mënjanë. Nuk shpenzon shumë para sepse do të ketë gjithmonë pak anash për një rast urgjent. Është një mendje praktike. Blerjet e panevojshme nuk lejohen. Natyrisht, ajo është një shenjë dorë “shtrënguar”.


Shtuar 13.11.2021 14:56