Ftesa dhe propozime, shenjat e Horoskopit që do të surprizohen sot

Dashi

Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do sjellë probleme në të ardhmen. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve, por dita do mbyllet mirë. Gjërat kryesore do i realizoni. Financat mund të kenë disa probleme sepse nuk do logjikoni kur të shpenzoni.

Demi

Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe humorin gjatë kësaj dite. Jeta sentimentale dhe ajo miqësore do jenë shumë të bukura dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur më shumë çaste intime dhe romantike. Në mbrëmje mund të shkoni edhe në një festë e do argëtoheni si të çmendur. ju beqarët do kuptoni se keni shumë të përbashkëta me një mik dhe do filloni ta shohin atë me sy tjetër. Në punë stresi në disa momente do ua vështirësojë gjërat, por nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Shpenzimet do i kryeni pa llogari, por për fat gjendja do mbetet e mirë.

Binjakët

Dita e sotme do ketë surpriza të njëpasnjëshme sot dhe zemra juaj do ndihet më e plotësuar. Në çdo hap që do hidhni do jeni shumë të matur. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të lirë dhe do jeni të hapur për të provuar gjëra sa më të veçanta me partnerin. Mos hezitoni të flisni me të edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës sepse do gjeni zgjidhjen më të mirë. Ju beqarët që kërkonit stabilitetin sot do jeni me fat. Në punë do ju duhet të ruani kontrollin e gjithckaje që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Financat nuk do jenë perfekte, por sigurisht në një gjendje më të mirë se dje.

Gaforrja

Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Në mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten goxha të mira.

Luani

Komunikimi juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite çka mund të sjellë probleme në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë agresive me partnerin tuaj dhe në pjesën më të madhe të ditës do konfliktoheni keq me të. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë që do iu jepen nuk do jenë aspak të mira. Pozicioni i yjeve nuk do jetë shumë i mirë për jetën profesionale. Do ju duhet të jepni llogari para eprorëve për çdo zgjedhje që keni bërë. Në planin financiar do ketë ndryshime pozitive të cilat do ju bëjnë të ndiheni më të qetë. Do jeni disi më të kujdesshëm edhe me shpenzimet.

Virgjëresha

Sot do merrni vendime të pamenduara mirë dhe keni për të hasur goxha vështirësi. Për ju që jeni në një lidhje priten probleme goxha të mëdha. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Nëse jeni beqarë do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë, nëse dini si t’i luani letrat, mund ta ktheni çdo gjë në favorin tuaj. Mundet të nënshkruani edhe një kontratë të re. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite shumë gjëra do qartësohen dhe do ndiheni më pozitivë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni gjatë gjithë kohës për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të dalë nëpër takime dhe kohën e lire do e kaloni me miqtë dhe familjarët. Do ndiheni më së miri pranë tyre. Në punë do ju duhet pak më shumë durim dhe mbështetje miqësore për të vënë në dritë projektin e menduar. Gjendja e financave do fillojë të stabilizohet disi. Do ju gjeni zgjidhje të gjitha telasheve që ju kishin dalë.

Akrepi

Do flisni shumë sot, por do ju mungojë koherenca. Kjo mund te sjelle probleme te njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje mundohuni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse ai që keni ne krah nuk do durojë çdo histeri tuajën. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në punë do realizoni projekte gjigande nëse do dini si të veproni dhe do i shfrytëzoni rastet që do iu jepen. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do iu shkoni gjërave deri në fund dhe do thoni atë që mendoni pa pasur merak se çfarë do thonë të tjerët. Pozicionimi i yjeve do sjellë plot të mira në jetën tuaj sentimentale. Çdo moment do jetë i veçantë dhe i mbushur me pasion. Ju beqarët do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Më mirë qëndroni me miqtë dhe mos kërkoni dashurinë. Në punë mund të ndiheni në ndonjë moment shumë të ngarkuar dhe të shpërqendruar, megjithatë do e gjeni shpejt fillin. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë. Në disa momente do gjendeni edhe përballë vështirësive.

Bricjapi

Frika për dështim do ju bëjë të jeni paska të stepur gjatë kësaj dite, megjithatë kjo nuk do të thotë që do largoheni nga bota. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do karakterizohet nga delikatesa dhe ëmbëlsia. Do ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit dhe emocionet do jenë të shumta. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona që më parë i keni refuzuar. Do e kenë disi të vështirë për ta afruar, por do ia dilni. Në punë do merrni guximin të shpjegoni planet tuaja dhe do merrni plot përgëzime nga shefat. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprizë e keqe.

Ujori

Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që ai që keni në krah të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni.

Peshqit

Mundohuni të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ato mund t’ua prishin edhe planet që keni bërë. Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.


Shtuar 10.10.2021 08:39