Të armatosur dhe me maska futen në klub të natës, ekzekutojnë brutalisht dhjetë persona – policia jep detaje për sulmuesit

Ky është momenti kur një grup prej katër personash të maskuar dhe armatosur, vrasin në mënyrën më mizore dhjetë persona në një klub nate.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14068187/moment-gang-four-masked-gunmen-shoot-dead-10-people-massacre.html?ico=embedded

E sikur kjo të mos mjaftonte, ata largohen me shpejtësi me një veturë të cilës krejt në fund i vënë flakën për të zhdukur gjurmët.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në klubin e natës Cantaritor në Santiado de Queretaro të Mexico City, futen të armatosurit dhe fillojnë të shtien me kallashnikovë dhe revole në drejtim të pranishmëve.

Disa prej klientëve që gjendeshin në lokal shihen duke u shtrirë në tokë – duke tentuar t’i shpëtojnë plumbave që godisnin të tjerët që ishin para tyre.

Ata fillimisht filmohen duke dalë nga vetura me armë në dorë, dhe pasi futen brenda pa kurrfarë paralajmërimi fillojnë të shtien.

Nga këto të shtëna kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona, shtatë burra dhe tri gra – derisa 13 tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë ka njoftuar policia meksikane.


Shtuar 11.11.2024 14:54