Përplasje mes opinionistëve të BBVK: Milaim Zeka ironizon me Lejlën, Olta Gixhari reagon ashpër

Një moment ironik i opinionistit të Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe mes kolegëve të tij.

Zeka publikoi një video në TikTok ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.

Ky postim ka ngjallur polemika, duke u konsideruar nga shumë ndjekës si një gjest që cenon etikën profesionale dhe respektin ndaj pjesëmarrësve.

Opinionistja tjetër e spektaklit, Olta Gixhari, nuk ka qëndruar e heshtur. Përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory, ajo kritikoi ashpër kolegun e saj për këtë veprim, duke e cilësuar të papërshtatshëm dhe të dëmshëm: “Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën”, shkroi Olta.

Olta gjithashtu vuri theksin te rëndësia e mirëkuptimit dhe respektit, sidomos ndaj figurave publike që jetojnë nën presionin e kamerave 24/7: “Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme”.


Derisa situata vazhdon të diskutohet, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë përplasje mes opinionistëve. Mbetet për t’u parë nëse ngjarja do të adresojë rregulla më të forta etike për opinionistët dhe përmbajtjen që ndajnë jashtë spektaklit.


Shtuar 3.12.2024 19:17

Tags: ,