Indonezia prej javësh në flakë, mjegulla toksike rrezikon miliona banorë

Prej disa javësh, zjarre të përmasave të mëdha po përhapen në Indonezi, duke shkaktuar një krizë serioze të ndotjes së ajrit dhe duke mbuluar rajone të tëra me mjegull të dendur toksike.

Të lidhura

None found

Gjendja më alarmante paraqitet në Sumatra dhe Kalimantan, territori indonezian i ishullit Borneo, ku miliona njerëz po thithin ajër të ndotur.

Raportimet nga zonat e prekura bëjnë të ditur se mijëra persona janë drejtuar për ndihmë mjekësore për shkak të problemeve dhe infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Ndërkohë, autoritetet po hasin vështirësi në vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Në pamjet e publikuara nga Kalimantan shihen flakë të fuqishme që kanë përfshirë sipërfaqet pyjore, ndërsa helikopterët po përdoren për të hedhur ujë mbi zonat ku zjarri vijon të jetë aktiv.

Tymi i krijuar nga flakët ka pushtuar edhe qytetet dhe vendbanimet, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke penguar përditshmërinë e banorëve.

Pasojat kanë kaluar përtej kufijve të Indonezisë, pasi mjegulla dhe ajri i ndotur janë përhapur edhe në shtete të tjera të Azisë Juglindore, mes tyre Malajzia dhe Filipinet.

Ekipet e emergjencës dhe autoritetet po vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarreve, por miliona njerëz mbeten ende të ekspozuar ndaj efekteve të ndotjes së ajrit.

Rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga probleme të frymëmarrjes, në një kohë kur zjarret nuk janë ndalur prej javësh.


Shtuar 3.09.2026 09:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis