Dogana ndalon futjen e një arme ajrore në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë kontrolleve të zakonshme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë penguar importimin e një arme ajrore të ndaluar, e cila nuk ishte deklaruar.

Të lidhura

None found

Udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, duke nënkuptuar se nuk kishte mallra për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore. Megjithatë, ai u përzgjodh për kontroll dhe bagazhi i tij iu nënshtrua skanimit.

Pasi pamjet e skanerit ngritën dyshime për përmbajtjen e valixhes, zyrtari doganor kreu kontroll fizik. Brenda bagazhit u zbulua një revole ajrore “FB Record” e kalibrit .177, një (1) copë, e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba për t’u mbajtur e fshehur.

Arma u sekuestrua dhe iu dorëzua Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, ndaj udhëtarit do të ndërmerren procedurat përkatëse administrative dhe ligjore.

Dogana e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së mallrave të ndaluara apo të kontrabanduara. Për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi, ajo thekson se bashkëpunon ngushtë me institucionet kompetente.


Shtuar 3.09.2026 08:51

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis