Besiktasi merr vendimin për Milot Rashicën, futbollisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mbetet e paqartë, pasi mediumet turke raportuan të mërkurën se klubi bardhezi nuk planifikon ta përdorë futbollistin kosovar gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, Besiktasi ka vendosur ta lërë Rashicën jashtë listës së lojtarëve për fazën e mbetur të edicionit në Superligën e Turqisë.

Klubi turk mësohet se i ka bërë të ditur 30-vjeçarit se duhet të kërkojë një ekip të ri, ndërsa vetë futbollisti dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e Besiktasit.

“Është marrë një vendim i rëndësishëm për Milot Rashicën, i cili nuk dëshiron të largohet nga Beshiktashi. Megjithatë, pavarësisht vullnetit të lojtarit kosovar për të qëndruar, Beshiktashi nuk do ta përfshijë atë në skuadër”, raportojnë mediat turke.

Rashica ka ende një vit kontratë me Besiktasin dhe përfiton më shumë se 2.5 milionë euro në sezon.

30-vjeçari iu bashkua klubit të njohur turk në vitin 2023, kur u transferua nga Norwich City për një shumë që raportohej të ishte rreth 5 milionë euro.

Gjatë këtyre ndeshjeve, futbollisti kosovar ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 25 asiste.

Tashmë pritet të shihet nëse gjatë muajve në vijim Rashica dhe klubi do të arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e tij.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet