Në një intervistë për News24, gazetari Osman Stafa, komentoi dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë. Gazetari deklaroi se dorëheqja e Salës ka qenë e paramenduar.
Ai përmendi gjithashtu, edhe spekulimet për një përplasje mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Sipas tij, sistemi shëndetësor është totalisht i korruptuar dhe ka rënë, duke shtuar se faturën e gjendjes së rëndë e paguan qytetari.
“Prisja që Evis Sala të ishte e sinqertë në ikjen e saj. Së paku kur të ikë të ishte e sinqertë, por nuk është e tillë. Ka qenë një dorëheqje e paramenduar. Ka qenë në vazhdën e lajmeve se Rama dhe Sala kanë patur një përplasje. Flitet se ka pasur një përplasje mes Ramës dhe Salës për shkak se kryeministri i ka kërkuar ministres që të firmosë çështjen e superkompanisë, gjë që nuk është pranuar nga ministrja dhe raportet e tyre janë ndërprerë.
Ish-ministrja tha të pavërteta. Thotë se trombektomia bëhet në QSUT, është një e pavërtetë. Që prej 27 gusht u tha se ofrohet për pacientët që do të kenë nevojë, nuk është bërë ende asnjë pacient. Di që janë 3-4 pacientë që kanë pasur nevojë për trombektomi dhe DSA dhe që nuk janë bërë në shtet.
Spitali Onkologjik, çfarë ka bërë? Janë pacientët ata që e dinë të vërtetën. E vërteta e tyre është e pamohueshme. Edhe në rastin kur bëheshin kimioterapitë npër karrige ishte rasti i një fondacioni privat që investoi 75 mijë euro për të vendosur poltronë të rinj”, tha ai.
