Osman Stafa: Qytetarët duhet të kërkojnë llogari për taksat dhe të drejtat e tyre, demokracia nuk është tifozllëk

Gazetari i njohur Osman Stafa, teksa ishte i ftuar në studion e News24, analizoi zhvillimet sociale dhe politike në vend, duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga militantizmi politik dhe të kërkojnë përgjegjësi për mënyrën se si administrohet e mira publike.

Ai tha se çdo qytetar duhet të vlerësojë me objektivitet se çfarë është realizuar realisht në vend, pa u ndikuar nga interesat personale, punësimet partiake apo mbështetja tifozërore për politikën.

Të lidhura

None found

“Demokracia nuk është tifozllëk. Është që ti të menaxhosh më mirë paratë e atyre qytetarëve që përfaqëson dhe t’ju përgjigjesh halleve të tyre”, u shpreh gazetari.

Gjatë diskutimit, Stafa përmendi disa premtime të pambajtura ndër vite nga pushteti. Në listën e tij përfshihen furnizimi me ujë të pijshëm dhe legalizimet, një proces që vijon të zvarritet prej më shumë se një dekade.

Gazetari u ndal edhe te problematikat e sistemit shëndetësor, veçanërisht te mungesa e një transporti ajror emergjent funksional.

Sipas tij, vonesat administrative kanë pasoja fatale, ndërsa qytetarët vazhdojnë të humbin jetën në rrugët e Shqipërisë, pavarësisht premtimeve për trajnimin e pilotëve gjatë viteve 2024-2025.

Stafa theksoi se mangësitë në shërbimet publike janë një problem që prek të gjithë, nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi te pensionet dhe pagat.

Ai komentoi gjithashtu pamjet e publikuara së fundmi, ku një i mitur shfaqet i frikësuar teksa shoqërohet në komisariat gjatë protestave. Sipas Stafës, ky rast përbën një tregues të rëndë të mënyrës se si institucionet reagojnë ndaj qytetarëve.


Shtuar 2.09.2026 15:33

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet