Përplasja në KPK, Krasniqi pyet Isufajn për postin e Kryeprokurorit të Shtetit: Ai mohon deklaratën e Kelmendit

Gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), anëtari Visar Krasniqi e pyeti kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, lidhur me pretendimin se ai kishte kërkuar nga ish-u.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të lidhura

None found

Krasniqi iu referua dokumenteve zyrtare, duke e pyetur Isufajn për arsyen pse kishte shkuar në zyrën e Kelmendit për të kërkuar këtë pozitë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Isufaj u përgjigj se e kishte të drejtën të shkonte në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, por mohoi vërtetësinë e pjesës tjetër të deklarimit të Kelmendit.

“Pse s’kam të drejtë me shku m’u taku a, ajo pjesa tjetër e pavërtetë”, deklaroi Isufaj.

Më pas, Krasniqi ngriti edhe çështjen e shkarkimit të Kelmendit, duke thënë se, bazuar në deklarimet publike dhe zyrtare, Isufaj kishte pasur interes për largimin e tij dhe se qëndrimi i Kelmendit në atë detyrë e pengonte. Isufaj i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se as nuk ishte penguar nga Kelmendi dhe as nuk kishte kërkuar shkarkimin e tij.

Gjatë takimit u njoftua gjithashtu se prokurorja Laura Pula, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka mbushur moshën e pensionimit.


Shtuar 2.09.2026 15:01

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet