Shërbimi urban i autobusëve pritet të funksionojë sërish me kapacitet të plotë, pas marrëveshjes së arritur në takimin mes Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Diskutimet u zhvilluan me pjesëmarrjen e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi, dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesit e sektorit bënë të ditur se është rënë dakord për një subvencion prej 50 lekësh për çdo litër karburant për transportin publik.
Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi kohëzgjatjen e kësaj mase.
Aktualisht, po shqyrtohet nëse subvencioni do të vlejë për muajt qershor, korrik dhe gusht, ose për periudhën korrik, gusht dhe shtator.
Me këtë zhvillim, operatorët e transportit urban pritet të normalizojnë shërbimin dhe të rikthejnë në funksion të plotë flotën, duke mbyllur vështirësitë e shfaqura gjatë ditëve të fundit.
