Bekteshi: Gjashtë deputetët e LDK-së, të mbështetur nga Grenelli, rrezikojnë funksionimin e shtetit

Veprimtari shqiptar në SHBA, Ramazan Bekteshi, ka reaguar kundër mbështetjes publike të Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Bekteshit, ky grup deputetësh përbën “tritol për LDK-në dhe shtetin”, pasi me qëndrimet e tij po pengon krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Reagimi i tij përmban kritika të forta ndaj Grenellit dhe deputetëve të LDK-së. Bekteshi ka ngritur pikëpyetje mbi synimet e tyre politike dhe ka pretenduar se, në bashkëpunim me një pjesë të opozitës, ata mund ta rikthejnë Kosovën në një tjetër bllokadë institucionale, përcjell “Bota sot”.

Bekteshi e ka përshkruar grupin e mbështetur nga Grenelli si një forcë që po vepron kundër LDK-së dhe shtetit. Ai ka thënë se Grenelli ka dalë publikisht në mbështetje të Avdullah Hotit dhe kolegëve të tij, duke i cilësuar ata si miq të mëdhenj të Amerikës.

Veprimtari shqiptar ka ngritur pyetjen nëse Grenelli po përkrah një grup revolucionarësh apo, siç e quan ai, “puçistësh dhe atentatorësh të shtetit”. Sipas tij, përgjigjen për këtë do ta japin zgjedhjet e ardhshme. Bekteshi pretendon se ky grup, së bashku me një pjesë të opozitës, është përgjegjësi kryesor për rrezikun që Kosova të rikthehet në një situatë të padëshiruar, për shkak të egoizmit dhe inatit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se personi që e përshkruan si të urtë dhe me pamje të pafajshme, i cili erdhi në pushtet përmes një puçi me ndihmën e PDK-së, AAK-së dhe Grenellit, duket se synon sërish pushtetin me mbështetjen e “mikut” Grenell dhe të disa figurave që, sipas tij, duan ta përçajnë LDK-në. Në këtë grup, Bekteshi ka përfshirë edhe kryetarin e kryeqytetit.

Bekteshi ka thënë se këta deputetë kanë shpërfillur edhe letrën e disa veprimtarëve shqiptarë në SHBA, të cilët gjatë viteve të ’90-ta kishin punuar me miqtë e tyre amerikanë për pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Ai ka theksuar se këta veprimtarë vazhdojnë të nënvlerësohen nga disa parti në Kosovë.

Në vijim, ai ka akuzuar për shfaqjen e njerëzve të infiltruar dhe të paguar, të cilët, sipas tij, synojnë ta bëjnë Kosovën një shtet jofunksional dhe t’i nxisin shqiptarët të përplasen mes vete. Bekteshi ka kritikuar edhe disa studio televizive dhe portale, ku, sipas tij, përhapet helm kundër Kosovës, ndërsa mungojnë kritikat ndaj armikut dhe diskutimi për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti.

Ai ka vlerësuar se fjala e lirë është kuptuar gabimisht në emër të demokracisë dhe se kjo po e dëmton shtetin, ndonëse, sipas tij, shteti vazhdon të mbijetojë.


Shtuar 2.09.2026 12:15

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet