Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë gjermane se Rusia dyshohet se qëndron pas përpjekjes për një sulm me dron të pajisur me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në platformën X, Hoxhaj tha se incidenti përfaqëson një akt agresioni rus ndaj Gjermanisë dhe sigurisë së kontinentit evropian.
“Droni i ngarkuar me eksploziv në Aeroportin Leipzig/Halle është një akt i qartë i agresionit rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë evropiane. Kosova qëndron fuqishëm përkrah kancelarit Merz, Gjermanisë dhe aleatëve tanë të NATO-s. Lufta hibride kërkon unitet dhe vendosmëri”, ka shkruar Hoxhaj.
Ngjarja ishte regjistruar më 4 gusht. Më 1 shtator, autoritetet gjermane deklaruan se informacionet e mbledhura nga institucionet e sigurisë dëshmojnë qartë për përfshirjen e Rusisë.
UAV-i u zbulua pranë një avioni ukrainas dhe u çaktivizua, pa shkaktuar viktima ose dëme materiale.
