Sulmi amerikan në jug të Iranit ka shkaktuar 4 viktima dhe më shumë se 50 të plagosur, të cilët ndodheshin në një ceremoni martese, bëri të ditur Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane.
Të lidhura
None found
Pas goditjes, Teherani ndërmori një kundërpërgjigje duke lëshuar raketa dhe dronë ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, 13 raketa balistike iraniane hynë në hapësirën ajrore të Jordanisë.
Përshkallëzimi i ri i përplasjeve ka ushtruar presion të konsiderueshëm edhe mbi tregjet e energjisë. Çmimi i gazit natyror në Evropë u ngjit në nivelin më të lartë në tre sitet e fundit.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, mbetjet e raketave pas një sulmi amerikan ranë mbi një banesë në qytetin Kuhestak, në rrethin Shirik të provincës Hormuzgan, ku po zhvillohej ceremonia martesore.
Autoritetet iraniane kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen dëme të shumta dhe fragmente raketash në vendin e dyshuar të sulmit amerikan, ndërsa në sfond dëgjohen britma.
