Protesta vijon përpara Komisariateve, ku qytetarët janë mbledhur në shenjë mbështetjeje për personat e shoqëruar nga policia.
Pjesëmarrësit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, ndërsa bëhet e ditur se rreth 11 protestues janë shoqëruar nga efektivët.
Të lidhura
None found
“Arrestoni Ramën”, “arrestoni Ballukun”, “lironi çunat”, “lironi gocat”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Revolta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka hyrë në ditën e 94-t. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
