Zjarret në vend, 4 vatra vijojnë të jenë aktive ndërsa 2 të tjera monitorohen

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat më të fundit për situatën e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

Sipas raportit operacional të 01.09.2026, ora 20:00, janë evidentuar gjithsej 17 vatra zjarri. Prej tyre, 11 janë shuar, 4 vijojnë të jenë aktive dhe 2 ndodhen nën mbikëqyrje.

Të lidhura

None found

Për menaxhimin e situatës në terren janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve, Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Vatrat aktive ndodhen në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel.

Në zonën e Dajtit, ndërhyrja vijon në drejtim të Qafë-Priskës, ku operojnë 68 forca. Sipas njoftimit, banesat nuk janë të rrezikuara.

Në Vajkal të Bulqizës, zjarri po përhapet në një terren shkëmbor. Deri tani janë përshkuar mbi 13 ha, ndërsa në operacion janë angazhuar 48 forca. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lundre të bashkisë Mat, era po ndikon në ecurinë e situatës. Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Ndërhyrja në Therepel të Skraparit po zhvillohet me pjesëmarrjen e forcave të MZSH-së nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarëve dhe 1 helikopteri të FA.

Vatrat e zjarrit në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe në malin e Qukësit–Prrenjas vijojnë të jenë nën monitorim, ndërsa nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë vendin, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për të reaguar në çdo zonë ku nevojitet ndërhyrje, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


Shtuar 1.09.2026 21:40

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet