Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë së LDK-së, ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar sot, në të cilën është shqyrtuar kandidatura e Bekim Sejdiut për president.
Të lidhura
None found
Sipas Halimit, Kryesia e partisë e ka votuar në mënyrë unanime nominimin e profesor Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës. Ajo ka vlerësuar se, përmes këtij vendimi, LDK po tregon se interesi i Republikës dhe qëndrueshmëria institucionale qëndrojnë mbi çdo interes tjetër.
Në postimin e saj, Halimi e ka përshkruar Sejdiun si një kandidat që mishëron integritetin, profesionalizmin dhe përvojën institucionale për të cilat vendi ka nevojë në një periudhë të rëndësishme për stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve.
Ajo ka shprehur bindjen se përvoja akademike, diplomatike dhe kushtetuese e profesor Sejdiut do t’i mundësonte atij ta përfaqësonte Republikën me përgjegjësi, paanshmëri dhe dinjitet, duke u pozicionuar përtej ndasive politike dhe duke mbrojtur interesin shtetëror.
Halimi ka theksuar se LDK, edhe në këtë rast, po dëshmon se stabiliteti i institucioneve dhe interesi i Republikës kanë përparësi ndaj çdo interesi tjetër.
