Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, i shpallur në kërkim për pastrim parash

Nexhmedin Danaj, pronar i kompanisë “Vlora Cable”, është ndaluar në Dubai pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe trafik droge.

Sipas dyshimeve të ngritura nga hetuesit, Danaj ka marrë pjesë në qarkullimin dhe legalizimin e parave që mendohet se vinin nga trafiku i kokainës. Të dhënat e hetimit bëjnë të ditur se një pjesë e këtyre shumave dyshohet se janë transferuar drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të lidhura

None found

Hetuesit e lidhën emrin e tij me operacionin ndërkombëtar “Ura”, i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ndaj grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash.

Gjatë këtij operacioni, nën sekuestro u vendosën “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, dhe biznesi “Dubai Inn”. Sipas SPAK, hetimi i zhvilluar përgjatë viteve 2020–2025 ka dokumentuar 40 episode të trafikut të drogës, mes tyre edhe raste që lidhen me kokainën dhe heroinën.

Operacioni në Shqipëri dhe Itali rezultoi me vendosjen e 52 masave të sigurisë. Gjithashtu, autoritetet sekuestruan pasuri, shoqëri tregtare, automjete dhe shuma parash, të dyshuara si të lidhura me veprimtarinë kriminale.

Procedurat hetimore ndaj Nexhmedin Danajt vijojnë. Pas arrestimit në Dubai, pritet të ndiqen hapat ligjorë për ekstradimin e tij dhe dorëzimin te autoritetet e drejtësisë.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet