Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se gjatë dy viteve të fundit shporta e konsumatorit është shtrenjtuar me rreth 10.000 denarë, duke kaluar nga afro 60.000 në gati 70.000 denarë. Sipas tij, rritja e pagave nuk ka qenë në të njëjtin nivel me kostot e jetesës.
Të lidhura
None found
Ai tha se, kur shpenzimeve bazë u shtohen edhe qiraja apo kësti i kredisë për banesë, shuma që i nevojitet një familjeje çdo muaj shkon në rreth 90.000 denarë.
“Brenda një viti e gjysmë, shporta e konsumatorit është rritur me afërsisht 10.000 denarë. Nga 60.000 denarë, tani ka arritur pothuajse në 70.000. Nëse llogariten edhe qiraja ose kredia për strehim, shpenzimet mujore arrijnë gati 90.000 denarë”, u shpreh Filipçe.
Sipas kreut të LSDM-së, përballë shtrenjtimit të produkteve dhe rritjes së përgjithshme të kostos së jetesës, qeveria nuk ka ndërmarrë masa të posaçme për t’i ndihmuar qytetarët.
“Që nga fillimi i krizës, çmimet e karburanteve janë rritur për më shumë se 20 për qind. Për asnjë kategori qytetarësh nuk janë miratuar masa”, deklaroi Filipçe./Telegrafi/
