Hamza kundër zgjedhjes së Sejdiut: Nuk do të ishte një nisje e mirë për një president unifikues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Bekim Sejdiu, nëse zgjidhet president, duhet të jetë figurë unifikuese, por sipas tij, mënyra se si ka nisur procesi nuk është pozitive.

Të lidhura

None found

Hamza tha për KosovaPress se PDK-ja nuk do ta mbështesë kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. PDK-ja nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk do ta votojë zotërinë Sejdiu për president”, u shpreh ai.

Sipas kreut të PDK-së, deri më tani Bekim Sejdiu nuk ka pasur asnjë kontakt apo takim me partinë për të kërkuar mbështetje për postin e presidentit.

“Nuk ka pasur as komunikim dhe as diskutim. Nëse zgjidhet, ai duhet ta përmbushë rolin e një presidenti unifikues, por fillimi nuk është i mirë”, deklaroi Hamza.

I pyetur nëse do të takohej me Sejdiun për të marrë garanci se ai do të vepronte si president unifikues, Hamza tha se një takim i tillë tashmë do të ishte i vonuar.

“Tashmë është vonë”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u dakorduan më 31 gusht për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president konsensual.

LDK-ja pritet që sot ta shqyrtojë emrin e tij në strukturat e brendshme të partisë. Ndërkohë, dje disa figura të saj, mes tyre edhe Avdullah Hoti, u shprehën kundër kandidaturës së Sejdiut për president.

Sipas LVV-së, mospajtimi për zgjedhjen e presidentit ka bërë që Kuvendi i Kosovës të mos konstituohet ende pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.


Shtuar 1.09.2026 12:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş