Pas protestës, Asociacioni i Komunave ia përcjell kërkesat Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës do t’ia dorëzojë Qeverisë kërkesat e komunave, pas protestës së zhvilluar sot.

Të lidhura

None found

Kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, deklaroi se komunat nuk po kërkojnë trajtim të privilegjuar, por respektimin dhe zbatimin e të drejtave që u garantohen me ligj.

Ndër kërkesat e komunave është kompensimi i detyrimeve që burojnë nga kontratat kolektive.

Ato kërkojnë gjithashtu që pagesat retroaktive për përvojën e punës të mbulohen nga buxheti qendror.

Një tjetër kërkesë lidhet me rishikimin e grantit për arsim dhe sigurimin e financimit për mbi 3,100 mësimdhënës.

Komunat kërkojnë ndalimin e centralizimit dhe të ndërhyrjeve që cenojnë kompetencat e tyre.

Po ashtu, kërkohet përgjegjësi për humbjen e fondeve të BE-së dhe për uljen e grantit të performancës.

Ndër kërkesat e paraqitura është edhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore që nga viti 2022.

Asociacioni kërkon në fund krijimin e një granti të katërt për investime kapitale.


Shtuar 1.09.2026 12:15

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş