Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të zhvillohet mësim edhe në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhët e tjera, nëse plotësohen kushtet e nevojshme.
Të lidhura
None found
“Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, siguroi Mickoski.
Sipas kryeministrit, numri i të interesuarve për këtë institucion arsimor ka qenë i vogël. Ai shtoi se, për këtë arsye, qeveria ka vendosur të lehtësojë kriteret e pranimit.
“Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41 në filtrin e parë janë me origjinë etnike jo-maqedonase. Pra, interesi është i ulët. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj segregacioni etnik.
Filtri fillestar lidhej me sjelljen shembullore dhe frekuentimin e rregullt të mësimit, pasi këto janë standarde të NATO-s. Vetëm nxënësit që plotësonin këto kërkesa mund të kalonin në fazën e dytë.
“Në fund të fundit, ne duam NATO-n, ne duam BE-në, kështu që duhet të ndjekim standardet. Vetëm ata me sjellje shembullore kalojnë në raundin e dytë.
Fillimisht ishte parashikuar një kufi prej 200 nxënësish të shkollës së mesme. Megjithatë, qeveria vendosi të pranojë të gjithë kandidatët që e kaluan filtrin e parë, atë të sjelljes shembullore”, tha Mikcoski.
