Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar sot protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar garantimin e buxheteve, pronës dhe kompetencave të pushtetit lokal.
Të lidhura
None found
Ndër kërkesat e protestuesve janë mbulimi i detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive, financimi nga buxheti qendror i normës prej 0.5 për qind për përvojën e punës, dëmshpërblimi për pasojat e vërshimeve dhe një trajtim i drejtë financiar për komunat.
Asociacioni kërkon gjithashtu që të ndalen ndërhyrjet e nivelit qendror në autonominë lokale, siç është theksuar gjatë protestës.
Në tubim janë bashkuar edhe deputetë nga PDK-ja dhe AAK-ja.
Ndërkohë, kryetarët e komunave të drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë pjesë e protestës.
