Gëzim Ostreni, ish-gjeneral i UÇK-së, ka rikthyer në emisionin “Rishtazi”, që transmetohet në gazetën Koha, debatin mbi marrëveshjet politike të arritura pas konfliktit të vitit 2001.
Të lidhura
None found
Sipas Ostrenit, Ali Ahmeti, asokohe përfaqësues politik i UÇK-së, kishte bërë lëshime pa e informuar atë. Ai pretendon se Ahmeti kishte pranuar që në Kushtetutën e Maqedonisë të mos përmendej shprehimisht gjuha shqipe, por të përdorej një formulim që i referohej komuniteteve me mbi 20 për qind të popullsisë.
“Gjatë periudhës së UÇK-së kemi pasur role të ndara: Ali Ahmeti merrej me pjesën politike, ndërsa unë me atë të luftës. Vetëm shumë më vonë e kuptova këtë, pasi mendoja se bëhej fjalë për gjuhën shqipe. Në komunikatën numër gjashtë kërkohej që Maqedonia të ishte shtet shqiptaro-maqedon. Megjithatë, aty nuk përmendej gjuha shqipe e shqiptarëve, por gjuha e një populli që përbën mbi 20%. Kjo e linte çështjen të hapur për diskutim. Për shembull, nëse bullgarët pranohen dhe rezulton se përbëjnë 25% këtu në Maqedoni, atëherë gjuha bullgare do të bëhej zyrtare, ndërsa shqipja do të humbte këtë status. Duhej të ushtrohej ndikim politik që përcaktimi të mos bëhej përmes përqindjes, por të përmendej qartë, me emër dhe mbiemër, gjuha shqipe”, deklaroi gjeneral Ostreni.
