Janë bërë publike pamjet e rënda të dhunës ndaj një të riu, i cili u sulmua dhe u rrah në hotel “Flar” në Golem, pasi ai kërkoi rrogën. Siç shihet në pamja, ndaj 18-vjeçarit ushtrohet dhunë, duke e goditur me grushta nga një grup personash.
Raportohet se fillimisht ka pasur një sherr mes kamerierit dhe njërit prej grupit të personave, që ushtruan dhunë ndaj tij. Më pas, grupi vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj të riut.
Të lidhura
None found
Në lidhje me këtë ngjarje, u arrestuan disa prej dhunuesve të 18-vjeçarit, teksa njëri u shpall në kërkim.
Policia arrestoi edhe xhaxhanë e të riut, pasi dyshohet se, pasi ka marrë vesh atë që ka ndodhur, ka shkuar me kallash në vendngjarje.
Dyshohet se çdo gjë ka nisur, pasi pronarët e hotelit ku pononte i riu nuk kanë pranuar t’i japin atij rrogën.
