Baton Haxhiu: Pa një vizion të qartë politik, “boshti i së keqes” nuk rrëzohet vetëm me protesta

Analisti Baton Haxhiu ka analizuar fuqinë dhe caqet e lëvizjes qytetare kundër ekzekutivit, duke hedhur poshtë mendimin se mungesa e një udhëheqësi e bën më të fortë protestën.

Ai veçon dy koncepte të ndryshme të legjitimitetit: atë moral dhe atë kushtetues. Për Haxhiun, veprimi në rrugë ka shërbyer për të minuar autoritetin moral të pushtetit, por ndryshimi i legjitimitetit kushtetues kërkon mekanizma të tjerë, si procesi zgjedhor, bllokada e plotë institucionale apo një lëvizje revolucionare.

Të lidhura

None found

“Ata qeverisin duke e ditur se tek një pjesë e madhe e qytetarëve autoriteti moral ka rënë, për shkak të vendimeve dhe gabimeve të përsëritura, dhe këtë e përjetojnë si sfidë në përballjen e përditshme qeverisëse. Por humbja e legjitimitetit kushtetues kushtëzohet nga disa faza: përmes zgjedhjeve, sfidimit të legjitimitetit me mocion, bllokimit total të sistemit dhe revolucionit. S’ka rrugëdalje tjetër,” u shpreh analisti.

Sipas tij, lëvizja ka prekur deri tani vetëm njërën pikë: vënien në dyshim të kredibilitetit moral, duke e shndërruar protestën në një faktor që tashmë zotëron një pjesë të këtij legjitimiteti moral.

Haxhiu thekson se nuk mjafton dalja në sheshe pa një projekt konkret pas saj. Ai këmbëngul se vetë protesta duhet të lindë figurën dhe platformën e re politike që do t’i prijë shoqërisë.

“Shqipëria ka nevojë për një ofertë të re politike. Por cila është ajo e reja që ende nuk ka marrë trajtë si ide? Këtë mund ta sjellë protesta, e cila duhet ta kishte bërë më herët. Në mbarë botën, protestat krijojnë një kauzë dhe një vizion politik që nxjerr një orientim të ri. Fakti që njerëzit vazhdojnë të kërkojnë lidership edhe me gjithë këtë jetëgjatësi të protestës, dëshmon se nuk e kanë ende të qartë rolin e tyre përballë pushtetit të vjetër,” deklaroi ai.

Në përmbyllje të argumentimit të tij, Haxhiu shtoi: “Lëvizja duhet të nxjerrë njeriun politik. Boshti i së keqes nuk zhduket thjesht duke protestuar, pa një ide drejtuese. Prandaj e përsëris: automatikisht, shumica nuk e prodhon dot legjitimitetin dhe legalitetin në shoqërinë shqiptare, ashtu siç nuk mund ta vërë në diskutim, në asnjë formë, legjitimitetin kushtetues.”


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabetHoliganbet