Besiktasi i kërkon Rashicës të ndahet, ai mbetet jashtë sfidës së sotme ndaj Çorumit

Milot Rashica nuk është përfshirë në ekipin e Besiktasit për ndeshjen e sotme kundër Çorumit, ndërsa situata e ardhshme e futbollistit kosovar në klubin turk po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Siç njofton mediumi turk “Medya Siyah Beyaz”, drejtuesit e Besiktasit kanë filluar bisedimet për t’i dhënë fund kontratës me Rashicën, pas largimeve të Amir Hadziahmetovicit dhe Al Musratit.

Të lidhura

None found

Raportohet se klubi turk këtë kërkesë ia ka bërë të ditur edhe menaxherit të Rashicës, por deri tani pala e lojtarit nuk ka pranuar një zgjidhje të tillë.

Rashica ka edhe një vit kontratë me Besiktasin dhe thuhet se fiton rreth 2.5 milionë euro në sezon. Pikërisht kjo pagë po e vështirëson gjetjen e një skuadre të re për të, edhe pse disa klube evropiane kanë shfaqur interesim.

Besiktasi ka si synim kryesor transferimin e Rashicës te një tjetër klub, por nëse nuk paraqitet ndonjë ofertë e përshtatshme, atëherë zgjidhja e kontratës me marrëveshje të ndërsjellë mund të kthehet në opsion. Rashica deri më tani e ka refuzuar propozimin për ndërprerjen e kontratës.

Mospërfshirja e tij në ekip për përballjen me Çorumit vjen në një moment kur e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës në Stamboll është seriozisht në dyshim.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet