Metalist Kharkiv regjistroi një fitore të thellë 3-0 ndaj Zorya Luhansk në javën e katërt të kampionatit ukrainas, me Baton Zabërgjën në qendër të vëmendjes.
Të lidhura
None found
Sulmuesi kosovar realizoi dy prej golave të skuadrës së tij, të dy në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 54-t, 25-vjeçari shënoi golin e dytë të Metalist Kharkiv, ndërsa pas vetëm 11 minutash e dërgoi sërish topin në rrjetë për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Zabërgja, futbollisti nga Vushtrria, u zëvendësua në minutën e 76-të. Ndërkohë, bashkëlojtari i tij te ekipi ukrainas, Ermir Rashica, u aktivizua në minutën e 62-të.
Këto ishin golat e parë të Zabërgjës në edicionin e ri të kampionatit ukrainas, ndërsa paraqitja ndaj Zorya Luhansk e konfirmoi formën e tij të mirë.
Edhe në Kupën e Ukrainës, sulmuesi kosovar ka lënë gjurmë, pasi deri tani ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
