Anis Mehmeti i thotë jo Wrexhamit, shqiptari synon kalimin në Ligën Premier

Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër ofertë për të luajtur në Championship, pasi synimi i sulmuesit shqiptar është transferimi në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Gazetari Ben Jacobs raporton se 25-vjeçari nuk ka pranuar propozimin e Wrexhamit, edhe pse klubi uellsian kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Ipswich Town për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshje me Ipswich Town”, ka deklaruar Jacobs.

Futbollisti, aktualisht pjesë e Ipswich Town, është spikatur vitet e fundit për paraqitjet e tij në futbollin anglez dhe tashmë duket se kërkon të provojë veten në nivelin më të lartë të këtij kampionati.

Vendimi për të mos kaluar te Wrexhami e mban ende të paqartë të ardhmen e Mehmetit, i cili mund të marrë në shqyrtim alternativa të tjera deri në përfundimin e afatit kalimtar.

Nëse objektivi i tij mbetet Liga Premier, ditët e fundit të merkatos mund të sjellin lëvizje të reja për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisana kelimejojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetana kelimejojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahis