Teuta siguroi një përmbysje të rëndësishme ndaj Tiranës në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së 2-të të Abissnet Superiore, duke triumfuar me rezultatin 3 – 1. Në këtë sukses, eurogoli i Muço Boçit pati një rol vendimtar.
Të lidhura
None found
Doçi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe pas përfundimit të takimit foli për mediat rreth fitores dhe paraqitjes së tij.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe 3 pikët. Do vazhdojmë përpara. Kjo është skema perfekte për mua. Tani të vazhdojmë stërvitjen dita-ditës dhe të përmirësohemi. Mendoj se do kem më shumë hapësira për të bërë më mira akoma”.
