Islanda thotë “Jo” BE-së/ Brukseli reagon pas referendumit: Respektojmë zgjedhjen, mbeteni partner i ngushtë

Komisioni Evropian ka mbajtur një qëndrim të përmbajtur pas dështimit të referendumit në Islandë, ku 52.8% e qytetarëve votuan kundër rihapjes së negociatave të anëtarësimit me bllokun, kundrejt 47.2% që votuan “pro”.

Vendimi i popullit islandez godet drejtpërdrejt vrullin e zgjerimit të BE-së, ku Reykjavík konsiderohej si një kandidat me “pesë yje” për shkak të integrimit të lartë me tregun e përbashkët.

Të lidhura

None found

Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi shkurtimisht se, “Komisioni Evropian e merr parasysh rezultatin e referendumit të Islandës. Komisioni respekton zgjedhjen e popullit islandez. Islanda mbetet një partnere e ngushtë e Bashkimit Evropian.”

Në të njëjtën linjë, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, zhvilloi një komunikim me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir. Sipas zëdhënësit të Costa-s, “Presidenti Costa theksoi se BE-ja respekton plotësisht zgjedhjen demokratike të popullit islandez në referendumin e sotëm. Islanda mbetet një nga partnerët më të ngushtë dhe më të besuar të BE-së,” ndërsa të dy udhëheqësit shprehën dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin bilateral.

Nga ana e saj, kryeministrja islandeze Kristrún Frostadóttir bëri të ditur se do ta braktisë tërësisht çështjen e anëtarësimit për pjesën e mbetur të mandatit. “47% e popullsisë ishte e interesuar për të. Mendoj se është e rëndësishme që të hyjmë në muajt dhe javët e ardhshme dhe ta respektojmë këtë pikëpamje,” u shpreh ajo.

Euronews shkruan se dështimi i këtij referendumi lë të hapura pikëpyetjet mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të BE-së, i cili kishte marrë një shtysë të re pas pushtimit rus të Ukrainës. Edhe pse Brukseli synonte të gjente zgjidhje “kreative” për dy pikat më të nxehta, peshkimin dhe bujqësinë ,Islanda vendosi të mos i rikthehet bisedimeve të pezulluara që nga viti 2013.

Me këtë refuzim, Mali i Zi mbetet shteti kryesor në radhë që synon anëtarësimin deri në vitin 2028, ndërsa BE-së i duhet të rishikojë strategjinë e saj për të mbajtur të angazhuar vendet kandidate.


Shtuar 30.08.2026 23:33

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetpusulabetholiganbetmarsbahismarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis