Vllaznia, nën drejtimin e Edi Martinit, u ndal në barazimin 1-1 përballë Elbasanit, në takimin e vlefshëm për javën e 2-të të Abissnet Superiores.
Ndeshja prodhoi tension dhe polemika, ndërsa shkodranët pretenduan se iu anuluan padrejtësisht dy gola. Situata acaroi presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili humbi kontrollin dhe goditi me grusht asistentin e dytë, Ergys Spahiu.
Të lidhura
None found
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e regjistruar nga tifozët, ku Xhaferi shihet duke hyrë i “tërbuar” në tunel, teksa lojtarët dhe pjesëtarët e stafit përpiqen ta ndalojnë. Ky moment duket se shënoi nisjen e incidentit të dhunshëm, i cili më pas përfundoi në përplasje fizike.
