Betim Fazliji mund të largohet nga St. Galleni, Zürichu nis bisedimet për transferimin

Betim Fazliji pritet të jetë një nga lojtarët që mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, pasi Zürichu ka hapur negociatat me St. Gallenin për transferimin e mesfushorit kosovar.

Të lidhura

None found

27-vjeçari mungoi në ndeshjen e fundit të St. Gallenit, pasi klubi zviceran i dha leje të përkohshme për të diskutuar me Zürichun.

Edhe pse Fazliji gëzon vlerësimin e tifozëve dhe ka kontratë me St. Gallenin deri në verën e vitit 2027, hapësirat e tij në formacion kanë qenë të kufizuara pas dëmtimit të dytë të ligamentit të kryqëzuar.

Raportimet nga Zvicra bëjnë të ditur se klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare, por zhvillimet e deritanishme lënë të kuptohet se transferimi mund të realizohet. Zürichu është në dijeni të historisë së dëmtimeve të Fazliji, megjithatë e vlerëson përvojën që ai mund t’i sjellë skuadrës.

Gjatë periudhës së tij te St. Galleni, Fazliji ka luajtur 128 ndeshje. Kalimi te Zürichi do t’i krijonte mundësinë për të pasur më shumë minuta në fushë.

St. Galleni, në anën tjetër, do të kishte mundësi të ulte numrin e futbollistëve në skuadër dhe shpenzimet për paga, sidomos pas eliminimit nga garat evropiane.

Fazliji është gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, me të cilën ka bërë 23 paraqitje.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobet