FSHF dënon goditjen e arbitrit nga Alban Xhaferri pas sfidës Elbasani–Vllaznia

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër pas incidentit të regjistruar në përfundim të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferri, goditi fizikisht një nga asistentët e arbitrit.

Të lidhura

None found

Sipas FSHF-së, dhuna ndaj zyrtarëve të ndeshjes është e papranueshme dhe nuk ka vend në futbollin shqiptar. Një sjellje e tillë cenon rëndë integritetin e garës dhe parimet themelore të sportit.

Federata thekson se drejtuesit e klubeve kanë një përgjegjësi të veçantë për të dhënë shembullin e korrektësisë dhe respektit ndaj kundërshtarëve, arbitrave dhe institucioneve të futbollit, edhe në situata tensioni apo kur nuk pajtohen me vendimet e gjyqtarëve.

Organet disiplinore të FSHF-së do ta trajtojnë çështjen në përputhje me rregulloret në fuqi, duke marrë vendimet përkatëse në mënyrë plotësisht të pavarur.

FSHF deklaron se do të mbrojë me vendosmëri arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve nga çdo formë dhune, kërcënimi apo presioni. Debatet, kritikat dhe kundërshtimet ndaj arbitrimit janë të lejueshme, por dhuna fizike përbën kufirin që nuk duhet kaluar nga askush.

Federata nënvizon se në futbollin shqiptar nuk do të ketë tolerancë për akte të tilla, pavarësisht emrit, klubit apo funksionit që mban personi përgjegjës.


Shtuar 29.08.2026 23:53

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişJojobet