Ministrja e Financave, Gordana Dimitarieska-Koçoska, bëri të ditur se kanë nisur hapa për përmirësimin e sistemit të revizionit dhe mbikëqyrjes së parave publike.
Të lidhura
None found
Fokusi i bashkëpunimit të thelluar mes Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror të Revizionit është lufta parandaluese dhe identifikimi i parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit.
Për herë të parë në vend do të organizohet një provim kombëtar për pajisjen me certifikatën e revizorit të autorizuar të brendshëm në sektorin publik.
Sipas Dimitarieska-Koçoskës, ngritja e nivelit profesional të revizionit do të ndihmojë që fondet publike të administrohen në mënyrë më efikase, të ligjshme dhe të përgjegjshme.
Ajo nënvizoi se këto veprime janë pjesë e reformave që synojnë forcimin e kontrollit financiar dhe përafrimin me standardet evropiane, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar.
