Kampioni i Kosovës, Drita, përballet sonte (e enjte) me Inter Club D’Escaldes në sfidën që do të përcaktojë kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. Për skuadrën gjilanase, vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave do të mjaftojë për të siguruar kalimin.
Të lidhura
None found
Takimi në Andorrë është ndeshja e kthimit e fazës play-off, ndërsa përballja e parë në Prishtinë përfundoi në barazim 2-2. Për këtë arsye, gara mbetet tërësisht e hapur dhe ekipi që do të dalë triumfues në aktin e dytë do të avancojë në fazën e ligës.
Drita udhëton me synimin për të përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm në arenën evropiane dhe për të regjistruar një arritje historike.
Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e parë, gjilanasit duhet të paraqiten në nivel të lartë në transfertë, pasi çdo gabim mund t’u kushtojë eliminimin nga Inter Club D’Escaldes.
Një përballje e fortë pritet të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp, ku vendimi përfundimtar mund të merret vetëm në momentet e fundit.
