Jeni të neveritshëm”/ Kleoniki Delijorgji reagon ndaj meshkujve që e ngacmojnë edhe kur janë me partnere

Kleoniki Delijorgji, ish-moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, ka shprehur publikisht indinjatën e saj përmes një Insta Story.

Të lidhura

None found

Modelja dhe ish-moderatorja tregon se është bezdisur nga meshkuj që, ndonëse kanë një partnere pranë, e shikojnë dhe e ngacmojnë në rrugë.

“Meshkuj, që keni femra në krah dhe rrini dhe më shikoni mua, një gjë kam për t’ju thënë. Jeni të shpifur dhe ma shpifni”, shprehet Kleoniki në videon e publikuar në Instagram.

Ajo paralajmëron se, nëse një sjellje e tillë përsëritet, do të përballet drejtpërdrejt me personat në fjalë, duke i ekspozuar përpara partnereve të tyre.

“Dhe për Zotin e madh, nëse shoh prapë një mashkull që mua më sheh me epsh kur ka një femër në krah, unë do të vij aty dhe do ju fëlliq përballë partneres tuaj”, deklaron Delijorgji.

Kleoniki Delijorgji ka lindur dhe është rritur në Greqi. Në moshën 15-vjeçare, në qershor 2012, ajo u shpall “Miss Shqipëria”, ndërsa në nëntor të po atij viti fitoi edhe titullin “Miss Globi”.


Shtuar 26.08.2026 19:01

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis