Pas barazimit të javës së kaluar me Villarrealin, futbollistët e Atletico Madridit rifilluan përgatitjet në qendrën stërvitore të klubit në Majadahonda, ku vëmendjen kryesore e mori mungesa e Julian Alvarez.
Sulmuesi nga Argjentina nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, të mërkurën. Sipas shpjegimit të dhënë nga klubi, ai nuk ndihej mirë pasi kishte kaluar një natë pa gjumë.
Të lidhura
None found
Mungesa e tij ndodh vetëm pak ditë pasi tifozët në stadiumin Metropolitano e pritën me fishkëllima për shkak të dëshirës së shprehur hapur që karrierën ta vazhdojë te Barcelona.
Drejtuesit e Atleticos, megjithatë, nuk po e konsiderojnë shitjen e Alvarez te gjiganti katalunas. Dy klubet janë tashmë në konflikt, ndërsa madrilenët kanë dorëzuar në RFEF një ankesë ndaj Barcelonës për negociata të paautorizuara.
Arsenali mbetet alternativa e vetme reale për një transferim të argjentinasit, por vetëm nëse klubi londinez pranon të paguajë me para të gatshme shumën e kërkuar prej 150 milionë eurosh.
Alvarez ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030, ndërsa në marrëveshjen e tij është përfshirë një klauzolë lirimi në vlerën e 500 milionë eurove.
Përveç pasigurisë që vazhdon të shoqërojë të ardhmen e Alvarez, skuadra po menaxhon edhe mungesa të tjera. Alexander Sorloth mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi, kurse Ademola Lookman dhe Cristian Romero janë stërvitur të ndarë nga pjesa tjetër e grupit.
Gjithçka tregon se mbyllja e afatit kalimtar në Madrid pritet të sjellë një epilog jashtëzakonisht të trazuar.
