Tragjedi familjare në SHBA, 44-vjeçari vret tetë persona, mes tyre katër fëmijë

Qyteti Billings në Montana të SHBA-së është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 44-vjeçar vrau tetë pjesëtarë të familjes së tij, përfshirë katër fëmijë, përpara se t’i vinte zjarrin banesës.

Të lidhura

None found

Efektivët shkuan në vendngjarje pas një telefonate që raportonte të shtëna. Me të mbërritur, ata dëgjuan krisma nga pjesa e pasme e shtëpisë, ndërsa pak çaste më vonë ndërtesa u përfshi e gjitha nga zjarri.

Personi i dyshuar, Alan Smith, banonte prej vitesh me prindërit në atë shtëpi. Të afërmit treguan se disa javë më parë atij i ishte kërkuar të largohej, por të dielën u kthye pikërisht kur familja ishte bashkuar për darkën e saj të përjavshme.

Autoritetet konfirmuan se tetë persona humbën jetën, ndërsa bënë të ditur se Smith qëlloi edhe veten. Banesa u shkatërrua tërësisht nga flakët, çka e vështirësoi hetimin. Zjarrfikësit punuan për shuarjen e zjarrit deri afërsisht në orën 01:00 të mëngjesit të së hënës.

Në mesin e viktimave ndodheshin prindërit e Smith, gjyshja dhe motra e tij, si edhe Megan Ghekiere, ish-gruaja e Brad Ireland, dhe katër fëmijët. Viktimat u përkisnin katër brezave të një familjeje, duke nisur nga një stërgjyshe mbi 90 vjeçe që lëvizte me karrocë me rrota, deri te një vajzë 7-vjeçare.

Fëmijët që humbën jetën ishin Owen Ireland, 13 vjeç, Chloe Ireland, 7 vjeç, Landon Ghekiere, 15 vjeç, dhe Charlotte Ghekiere, 12 vjeç.

Charlotte u cilësua heroinë nga të afërmit, pasi telefonoi 911 dhe tentoi të siguronte ndihmë për familjen. Familja ishte me prejardhje nga zona e Seattle-it dhe ishte vendosur në Montana disa vite më parë.

Sipas familjarëve, Alan Smith ishte i tërhequr dhe shumicën e kohës e kalonte i vetëm në dhomë, përpara kompjuterit. Brad Ireland deklaroi se më herët ishin vënë re sinjale paralajmëruese dhe disa persona kishin ngritur shqetësime për sjelljen e Smith, por nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje.

Në kohën e sulmit, bashkëshorti i Megan Ghekiere, Adam Ghekiere, ishte në punë. Ai dëgjoi për të shtënat në radio dhe më pas u përpoq të lidhej me familjarët. Kur shkoi në banesë, e gjeti atë të mbuluar nga flakët. Vetëm dy orë më vonë iu konfirmua se gruaja dhe fëmijët e tij kishin vdekur. Ai tha se Charlotte e kishte kryer telefonatën drejt 911 nga brenda shtëpisë.

“E dëgjoj vazhdimisht duke përsëritur frazën që thoshte çdo herë: ‘Të dua’, dhe ajo përgjigjej: ‘Të dua më shumë’”, rrëfeu Ghekiere.


Shtuar 26.08.2026 12:10

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis