Ratcliffe në Moskë: SHBA kërkoi nga Ukraina të pezullonte sulmet pranë qyteteve ruse

Gjatë ditëve kur drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, do të udhëtonte drejt Moskës, Shtetet e Bashkuara i kërkuan Ukrainës të mos ndërmerrte sulme ajrore pranë kryeqytetit rus, Shën Petersburgut dhe disa zonave të tjera të Rusisë.

Të lidhura

None found

Kërkesa amerikane iu transmetua Kievit javën e kaluar, sipas një burimi të cituar nga Reuters, në kuadër të udhëtimit të një zyrtari të lartë amerikan drejt Rusisë.

Të mërkurën, Ratcliffe zhvilloi një vizitë të padeklaruar në Moskë, raportoi NBC News. Bëhet fjalë për vizitën e tij të parë në kryeqytetin rus që nga emërimi në postin e drejtorit të CIA-s.

Detajet mbi arsyen e vizitës dhe zyrtarët me të cilët ai mund të takohej nuk janë bërë publike. Deri tani, vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga Uashingtoni dhe as nga Moska.

Burimi i Reuters tha se Ukraina ishte udhëzuar të shmangte sulmet ajrore rreth Moskës, Shën Petersburgut dhe disa territoreve veriore ruse gjatë të hënës, të martës dhe të mërkurës së kësaj jave.

Sipas të njëjtit burim, masa lidhej me garantimin e sigurisë së fluturimit që po transportonte zyrtarin e lartë amerikan drejt Moskës.


Shtuar 26.08.2026 12:10

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis