S’kam kohë të plakem”, deklaratat e fundit të Dolly Parton para se të ndahej nga jeta

Pak muaj përpara vdekjes, Dolly Parton, një nga figurat më të shquara të muzikës country, kishte ndarë mendimet e saj për moshën, jetën dhe trashëgiminë që synonte të linte pas.

Artistja u nda nga jeta më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare. Ajo e shihte plakjen kryesisht si një gjendje mendore dhe këmbëngulte se nuk kishte ndër mend të hiqte dorë nga puna.

Të lidhura

None found

Teksa i afrohej 80-vjetorit, Parton i kishte treguar revistës PEOPLE se, pavarësisht viteve, i dukej sikur “sapo kishte filluar”. Sipas saj, për t’u ndier e re duhej që moshës të mos i kushtohej vëmendje.

Gjatë promovimit të autobiografisë së saj në nëntor, ajo ishte shprehur: “Nëse e lejon veten të plakesh, do të plakesh. Nuk kam kohë të plakem. Nuk kam kohë të ulem dhe të mendoj për këtë. Nuk është aty ku e kam mendjen”.

Në atë periudhë, këngëtarja po reflektonte gjithnjë e më shumë edhe mbi gjurmën që dëshironte të linte. Pikërisht këto mendime e kishin nxitur të shkruante kujtimet e titulluara “Ylli i Shfaqjes, Jeta Ime në Skenë”.

“Kur arrin në moshën time, fillon të mendosh për atë që duhet të bësh për të mbyllur rrethin. Të sigurohesh që lë pas atë që dëshiron që bota të dijë për veten tënde, nga goja jote, nga zemra jote”, kishte deklaruar Parton.

Qasjen e saj ndaj moshës ajo e kishte shpjeguar edhe në vitin 2020, gjatë një interviste me Oprah Winfrey. Parton kishte theksuar se numrat nuk ishin mënyra përmes së cilës ajo e vlerësonte jetën.

“Do të jem versioni më i mirë i vetes, pavarësisht moshës që kam”, kishte thënë këngëtarja.

Duke përdorur humorin që e karakterizonte, Parton kishte treguar se, nëse do të arrinte moshën 95-vjeçare, do të vazhdonte të mbështetej te grimi dhe ndërhyrjet estetike për të ruajtur një pamje sa më të re.

“Do të dukem si një film vizatimor. Do të kem grim. Do të dukem aq e re sa më lejojnë kirurgët e mi plastikë”, ishte shprehur ajo. Megjithatë, Parton kishte nënvizuar se ajo që njeriu transmeton nga brenda kishte më shumë rëndësi sesa dukja e jashtme.

Edhe pse ruante energjinë dhe ishte e përqendruar te jeta, artistja kishte menduar gjithashtu për atë që mund të ndodhte pas vdekjes. Pas humbjes së bashkëshortit të saj, Carl Dean, në vitin 2025, ajo kishte thënë se besonte se një ditë do të ribashkoheshin. Çifti kishte qenë i martuar për gati 60 vjet.

Besimin dhe pikëpamjet e saj për jetën e përtejme, Parton i kishte trajtuar edhe në një episod të vitit 2019 të podcastit “Dolly Parton’s America”.

Ajo shpresonte që në parajsë të vazhdonte të këndonte e të krijonte këngë, madje edhe të luante harpë. Me shaka, e imagjinonte veten si pjesëtare të “grupit të engjëjve”.

“Nuk mendoj se ky është fundi im. Nuk mendoj se ky është fundi i ndonjërit prej nesh”, kishte deklaruar Parton, duke shprehur bindjen se njerëzit mund ta vazhdonin ekzistencën në forma të tjera.

Të thëna vetëm disa muaj para ndarjes së saj nga jeta, këto deklarata tingëllojnë tashmë ndryshe. Një peshë të veçantë marrin sidomos fjalët se “nuk kishte kohë të plakej” dhe bindja e saj se vdekja nuk përfaqësonte fundin.


Shtuar 26.08.2026 09:10

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis