Rreth një vitë më parë, për disa muaj, dy bukuroshet e ekranit shqiptarë ishin kunata. Po flasim për moderatoren Bora Zemani dhe këngëtaren Jonida Maliqi. Vajzat ishin të lidhura me vëllëzërit binjak, Romeo dhe Dondald Veshaj.
Bora me Donaldin dhe Jonida me Romeon, çiftet shiheshin shpesh herë bashkë dhe madje dukej se shkonin mjaft mirë duke zënë jo rrallë titujt kryesorë në mediat rozë. Por në fillim Jonida dhe me pas Bora i dhanë fund marrëdhënies me vëllezërit binjak.
Por si shkojnë sot dy ish-kunatat?
Bora Zemani po punon së fundmi për markën e saj të veshjeve dhe Jonida Maliqi ka qenë e para që e ka uruar publikisht në Instagram duke marrë shumë dashuri mbrapsht nga moderatorja.
Duket se historia me Romeon dhe Donaldin nuk ka ndikuar aspak te marrëdhënia e vajzave bukuroshe të ekranit shqiptar./albeu.com/