Situata nga zjarret në vend, pesë vatra vijojnë të jenë aktive në Dajt dhe Bulqizë

Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 25 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 11 vatra zjarri. Prej tyre, 5 vijojnë të jenë aktive, 5 janë vendosur nën monitorim, ndërsa 1 vatër është shuar.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse. Në dispozicion të operacioneve janë vënë gjithashtu 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Të lidhura

None found

Në malin e Dajtit, në Tiranë, ndërhyrja po vijon në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren veprojnë forca zjarrfikëse, efektivë të ADZM-së dhe 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga një helikopter.

Vatra mbetet aktive, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë të Dibrës, flakët vijojnë në një terren të vështirë shkëmbor. Operacioni po kryhet nga 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa banesat e zonës nuk janë të rrezikuara.

Vatra e Qafës së Helmësit në Bulqizë, vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën vëzhgim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për banesat.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Efektivë të MZSH Librazhd ndodhen në terren për përballimin e situatës, ndërsa banesat nuk kërcënohen.

Ndërhyrja vijon edhe në Valikardhë të Bulqizës, ku janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe 6 efektivë. Forcat po punojnë për izolimin e vatrës, përhapja e së cilës favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në këtë fazë konsiderohet e menaxhueshme. Përpjekjet e strukturave janë përqendruar te izolimi i vatrave aktive dhe frenimi i përhapjes së tyre.

Ndërkohë, në zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk ka më vatra aktive. Këto territore vijojnë të monitorohen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre mbetet prioritet. Kapacitetet operacionale janë ende në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku mund të jetë e nevojshme.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet